U mbajt Ceremonia e Certifikimit të nxënësve të Akademisë Flutura

Në një tubim madhështor, është mbajtur Ceremonia e Certifikimit të nxënësve të Flutura Academy, për përfundimin e vitit akademik 2022-2023, në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas.

Vetëm në këtë vit shkollor në programet tona, si: Programim, Dizajn Grafik, Robotikë, Marketing Digjital, Gjuhë Angleze dhe Gjuhë Gjermane, si dhe në aktivitete jashtëkurrikulare, janë përfshirë përmbi 800 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Drenasit. Prej këtyre nxënësve, kanë plotësuar kushtin e vijueshmërisë prej nëntë muajve dhe kriteret për t’u certifikuar 515 prej tyre.

Të pranishëm përveç nxënësve dhe prindërve, ishin edhe deputet të Parlamentit të Republikës së Kosovës, përfaqësues të Komunës së Drenasit dhe Anëtarë të Kuvendit Komunal, Prodekan të Fakultetit të Inxhinerisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Drejtorë të shkollave të Komunës së Drenasit, bashkëpunëtorë vendor dhe të huaj, si dhe zyrtarë nga kompania amë Bambus Group.

Pjesë e organizimit, përveç programit artistik të përgatitur nga nxënësit, për fjalë rasti ishin edhe Kryetari i Bordit Drejtues të Flutura Academy, z. Bekim Ahmetaj dhe Drejtori Komunal i Arsimit në Drenas, z. Muhamet Gjoka.

Duke i uruar shumë suksese të mëtutjeshme, krenarë të shohësh gjithë këtë potencial të të rinjve tanë të zhvilluar në fushat më në trend me shkathtësitë dhe dijet e nevojshme, duke qenë se vazhdojnë të trajnohen tek ne pa pagesë.

Faleminderit nxënësve tanë që janë kaq të mrekullueshëm dhe faleminderit prindërve për bashkëpunimin. Faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve dhe partnerëve të Flutura Academy. Një falënderim edhe për krejt ekipen e Fluturës, për përkushtimin e punën e jashtëzakonshme të çdoditshme.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »