fbpx
Korniza edukative që ofron Flutura është bashkëdyzim i nevojave të tregut dhe konceptit bashkëkohor të të mësuarit. Ne ofrojmë përgatitje dhe shkathtësi teorike dhe praktike që përvetësohen shpejt, të cilat ju pajisin me kualifikimin përkatës për profesionin e ëndrrave tuaja.

Trajnimet e ofruara:

Programi profesional
“Zhvillues Softueri Junior”

Programi profesional “Zhvillues Softueri Junior”

Programi profesional "Zhvillues Softueri Junior" është një program trajnimi që synon të përgatisë të rinjtë e interesuar për t'u bërë zhvillues softuerësh të aftë dhe të kualifikuar në nivelin fillestar. Ky program ka për qellim të ofrojë njohuri themelore në programim dhe në teknologjitë e përdorura për zhvillimin e softueri, si të ndihmojë të rinjtë të zhvillojnë aftësitë e tyre në kodim dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme.
Gjuhë Gjermane A1-B1

Gjuhë Gjermane A1-B1


Programi profesional “Gjuhë Gjermane A1-B1 ka për qëllim që të përgatitë nxënësit me njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme në gjuhën gjermane dhe të zhvillojë në vazhdimësi shkathtësitë e tyre receptive dhe produktive si në të folur ashtu edhe në të shkruar dhe përdorimin e gjuhës në situata të ndryshme të jetës dhe profesionit.
Dizajn Grafik

Dizajn Grafik

Gjatë ndjekjes së këtij trajnimi ju
do të njiheni me parimet e dizajnit
grafik dhe do të aftësoheni nëpërmjet
metodave të avancuara, si dhe teknikave
e imazheve digjitale.
3D Design

3D Design

Gjatë ndjekjes së këtij trajnimi për Dizajn 3D nxënësit do të njihen me përdorimin e softuerëve të modelimit kompjuterik për të krijuar objekte aq realiste sa dëshirojnë brenda një hapësire tredimensionale.
Marketing Digjital

Marketing Digjital

Ndekja e trajnimit për Marketing Digjital u mundëson pjesëmarrësve të njihen me praktikat e menaxhimit të rrjeteve sociale, procesin e krijimit, analizimit dhe angazhimit me përmbajtje në platformat digjitale.
Gjuhë Angleze

Gjuhë Angleze

Varësisht nga njohuritë paraprake, ofrojmë të gjitha nivelet e gjuhës angleze. Mësimi realizohet nëpërmjet kurrikulave bashkëkohore të cilat ofrojnë bazën teorike, të ushtrimeve në klasë dhe komunikimit mes vete.
Robotikë

Robotikë

Në këtë trajnim nxënësit sigurojnë njohuri dhe aftësi të nevojshme për të projektuar, ndërtuar dhe programuar robota të thjeshtë. Gjatë trajnimit bazik të robotikës, nxënësit do të mësojnë rreth pjesëve kryesore të një roboti, siç janë motorët, sensorët dhe kontrollerat. Ata do të mësojnë si të ndërtojnë dhe të konfigurojnë një robot duke përdorur pjesët dhe mjetet e nevojshme.
Elektronikë

Elektronikë

Në këtë trajnim nxënësit sigurojnë njohuri dhe aftësi të nevojshme për të kuptuar dhe punuar me pajisje elektronike. Gjatë trajnimit bazik të elektronikës, nxënësit do të mësojnë rreth elementeve kryesore të një qarku elektronik, siç janë rezistencat, diodat, transistorët dhe kondensatorët. Ata do të mësojnë si të lexojnë shemat elektronike dhe si t'i përdorin ato për të ndërtuar qarqe të thjeshtë.
Mekatronikë

Mekatronikë

Në këtë trajnim nxënësit fitojnë njohuri dhe aftësi të nevojshme për të kuptuar dhe për të punuar me sisteme mekatronike. Gjatë trajnimit të mekatronikës, nxënësit do të mësojnë rreth elementeve kryesore të një sistemi mekatronik, siç janë motorët, aktuatorët, sensorët dhe kontrollorët. Ata do të mësojnë si të integrojnë këto elemente për të ndërtuar sisteme komplekse, si robotët dhe makinat e automatizuara.

Ky program profesional ka 4 module të cilat janë si vijon:

1. Bazat e Zhvillimit të Softuerit (Web Development - Front End)

2.Bazat e C# dhe Programimi i Orientuar në Objekte

3. Dizajnimi dhe zhvillimi i bazës së të dhënave (MS SQL)

4. Zhvillimi i Back End-it (Web Development-Back End)

Modulet e programit:

1. Niveli A1 (A1.1 dhe A1.2) –Njohuri fillestare të gjuhës

2. Niveli A2 (A2.1 dhe A2.2)- Njohuri bazë të gjuhës

3. Niveli B1 (B1.1 dhe B2.1)- Përdorim i avancuar i gjuhës

Pjesëmarrësit gjithashtu do të mësojnë rreth programimit të një roboti duke përdorur gjuhët e programimit të thjeshtë si Scratch ose Python. Ata do të mësojnë si të programojnë një robot për të lëvizur, për të reaguar në ndryshimet në ambientin e tij dhe për të kryer detyra të ndryshme.

Nxënësit gjithashtu do të mësojnë rreth instrumenteve elektronike të nevojshme për të përcaktuar dhe për të matur vlerat e tensionit dhe rezistencës elektrike, siç janë voltmetri, ampermetri dhe ohmmetri, poashtu  do të mësojnë si t’i përdorin këto instrumente për të kontrolluar dhe për të testuar qarqet elektronike që ata ndërtojnë. Në trajnimin e Elektronikës nxënësit do mësojnë se si të programojnë mikrokontrollerat, siç janë Arduino dhe Raspberry Pi, dhe si t’i përdorin ato për të kontrolluar qarqet elektronike.

Në fund të trajnimit, nxënësit  do të kenë një njohuri të mirë për elementet kryesore të një sistemi mekatronik, si dhe për instrumentet dhe teknikat e nevojshme për të ndërtuar dhe për të kontrolluar një sistem mekatronik të thjeshtë. Ata do të jenë në gjendje të krijojnë dhe të ndryshojnë sisteme mekatronike të thjeshta, dhe mund të vazhdojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre në mekatronikë me trajnime më të avancuara në të ardhmen.