fbpx

Kaloje Verën si Flutur !

Flutura Summer Program ka për qëllim zhvillimin personal të nxënësve, duke kultivuar tek ta shkathtësi dhe vlera që reflektojnë rritje në mënyrë të vazhdueshme. Planprogrami ynë përmban tri fusha kryesore, si: Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit, Shkathtësitë e buta dhe Aktivitete të ndryshme. Flutura Summer Program do të zgjasë gjithsej katër javë, me dy ditë brenda javës dhe katër orë në ditë duke përfshirë këtu mësim dhe aktivitete rekreative.
Nxënësit aktiv në Flutura Academy, si planprogram do të kenë:

Ndërtimi i aplikacioneve

Më shumë

Bazat e Rrjetave Kompjuterike

Më shumë

Dizajn Grafik

Më shumë

Arkitektura e Kompjuterëve

Më shumë

Shkathtësitë e buta

Më shumë

Aktivitete të ndryshme

Më shumë

Nxënësit jo-aktiv (në pritje për t’u regjistruar) në Flutura Academy,
si planprogram do të kenë:

Ndërtimi i aplikacioneve

Në këtë modul nxënësit do të zhvillojnë aplikacione pa shkruar kod. Ky modul shërben që nxënësit të fitojnë njohuri të përgjithshme për botën e programimit dhe zhvillimit të aplikacioneve. Kjo është një formë vizuale e krijimit të aplikacioneve, duke ndikuar kështu që nxënësit të zhvillojnë kreativitetin dhe aftësinë për zgjidhjen e problemeve.

Bazat e Rrjetave Kompjuterike

Përmes këtij moduli nxënësit fitojnë njohuri për kategoritë e rrjetave kompjuterike, dizajnin e rrjetave, topologjitë e rrjetave, lidhjet mes rrjetave kompjuterike si dhe mënyrën se si komunikojnë kompjuterët brenda rrjetave. Në këtë mënyrë nxënësit janë të gatshëm të kuptojnë dhe të implementojnë rrjetin lokal të shtëpive të tyre.

Dizajn Grafik

Ky modul ka për qëllim që të zhvillojë njohuritë e nxënësve rreth dizajnit grafik nëpërmjet marketingut digjital. Të zhvillojë anën kreative të nxënësve, të marrin njohuritë e duhura rreth analizimit dhe targetimit të audiencës nëpërmjet dizajnit grafik. Programet të cilat do të përdoren do të jenë Adobe Photoshop dhe Adobe Illustrator.

Arkitektura e Kompjuterëve

Nxënësit do të fitojnë njohuri për pjesët që e përbëjnë kompjuterin si dhe funksionin e secilës pjesë. Në këtë mënyrë nxënësit do të zhvillojnë logjiken se si funksionon kompjuteri gjatë ekzekutimit të proceseve të ndryshme në të.

Shkathtësitë e buta

Përmes këtij moduli nxënësit do të kenë mundësi të zhvillojnë shkathtësitë e buta, si: komunikimi, puna ekipore, mendimi kritik, menaxhimi i kohës, zgjidhja e problemeve etj. Në këtë mënyrë, nxënësit përmirësojnë atributet personale që janë pjesë e jetës së përditshme të secilit prej nesh, që na mundësojnë të zhvillohemi dhe të funksionojmë suksesshëm në shoqëri.

Aktivitete të ndryshme

Përmes aktiviteteve të ndryshme, fëmijët do kenë mundësi të argëtohen dhe të zhvillojnë talentin e tyre përmes argëtimit. Nxënësit do të zhvillojnë lojëra të ndryshme, punime kreative, shah, kuize, aktivitete në grup, arte të bukura etj.

Programim përmes blloqeve

Programimi përmes blloqeve është metodë përmes të cilës nxënësit do të mësojnë programimin me një format më të thjeshtë duke zhvilluar kreativitetin dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve.