Kanë filluar në Flutura Summer Program, 163 nxënës të moshës nga 8-18 vjeç, të cilët për një muaj do të kenë mundësi të njihen me një larmi të njohurive nga teknologjia, shkathtësitë e buta dhe aktivitetet argëtuese të ndryshme. Veç tjerash, në shkollën verore janë të përfshirë edhe fëmijët nga diaspora.
Përmes kësaj ne synojmë që fëmijët të rrisin dijet e shkathtësitë, të zhvillojnë qëndrueshmërinë emocionale e socializuese dhe të argëtohen përmes lojërave edukuese.