Tre nxënësit tanë më të dalluar në këtë periudhë në modulin Data&Society në Programim janë: Erlisa Imeri, Emira Thaci dhe Bora Hajrizi.
Sigurisht se ndihemi shumë krenarë që kemi mundësinë të aftësojmë nxënës të cilët punojnë me shumë vullnet që të zhvillojnë potencialin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme, ndaj edhe promovimin e tyre e shohim si proces që synon të nxis arritjet dhe angazhimin si përgjegjshmëri ndaj vetes në radhë të parë, si dhe ndaj shoqërisë.
Gjatë modulit Data & Society, nxënësit mësojnë për rëndësinë e përdorimit të të dhënave për zgjidhjen e problemeve dhe se si kompjuterët mund të ndihmojnë në këtë proces. Në fund të modulit nxënësit me aftësitë e fituara mbledhin të dhënat e tyre dhe i përdorin ato për të zhvilluar një zgjidhje të automatizuar për një problem duke dizajnuar kështu një makinë rekomandimi.