Gara Typing Skills në Flutura Academy

Bashkë me nxënësit tanë kemi zhvilluar garën Typing Skills, duke realizuar kështu një lojë atraktive të mësimit përmes argëtimit. Typing Skills është aftësia për të shkruar përmes tastierës saktë me shpejtësi.

Meqenëse tashmë shkathtësitë e të shkruarit përmes tastierës janë të nevojshme gati në çfarëdo sfere, ideja është që t’i përmirësojmë këto shkathtësi, e sidomos për nxënësit tanë që ndjekin drejtime të TIK-ut. Ndaj, kjo lojë për nxënësit tanë ka sjellë jo vetëm përmirësimin e aftësive të nxënësve në përdorimin e tastierës, por gjithashtu ka krijuar një atmosferë pozitive të mësimit përmes lojës.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »