Nxënësi ynë, Eduard Dibrani tashmë është punësuar si Programer Junior në kompaninë Treedev, e specializuar në zhvillimin e softuerit.
Ne jemi të lumtur të dëshmojmë se nxënësit tanë arrijnë suksese të jashtëzakonshme, sepse konsiderojmë që suksesi i tyre është suksesi ynë. Ndaj, edhe Eduardi duke qenë pjesë e trajnimeve në Flutura Academy për nëntë muaj me radhë, si dhe pasi ka përfunduar praktikën profesionale gjashtë mujore të ofruar përmes rrjetëzimit të Flutura Academy, është bërë një shembull i suksesshëm i angazhimit dhe punësimit si Zhvillues Softueri.
Duke i uruar suksese të mëtejshme, ne jemi krenarë që kemi mundësi të edukojmë dhe zhvillojmë të rinj të tillë të talentuar.