Flutura Academy & Caritasi Zvicran në Kosovë

Flutura Academy është drejt përmbushjes së aktiviteteve në kuadër të “Projektet Investuese të Diasporës”, zhvilluar nga Caritasi Zviceran në Kosovë, ku si rezultat është lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Bambus Research në Gjermani, që Flutura Academy të jetë përfituese e grantit me bashkëfinancim nga dy subjektet e lartcekura.

Ne besojmë se në thelb, aktivitetet tona në ofrimin e trajnimeve janë një mjet për integrimin, përmirësimin dhe avancimin e të rinjve në shoqëri. Andaj, në përshtatje me vizionin tonë, në këtë projekt ne shfrytëzojmë ekspertizën dhe burimet e partnerëve tanë të diasporës, për të pasuruar ofertën tonë të trajnimeve dhe për të siguruar një mjedis të përkushtuar për zhvillimin e aftësive të të rinjve, për të cilën gjë ne jemi falënderues.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »