Flutura Academy falënderon gjithë akterët relevant të projektit “Komunat për të Rinj”, në formë të grantit që administrohet nga Banka Botërore, financuar nga Qeveria Japoneze dhe implementuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Njëri prej projekteve fituese të këtij granti është “Furnizimi me Laptopë dhe Kokërrshilte”, i grupit të nxënësve tanë që përfaqësohet nga Eldina Hasani. Ideja e këtij projekti ishte që në hapësirat e Flutura Academy, të krijohen kushte më komode rekreative për nxënës, me më shumë mundësi për shfrytëzim të teknologjisë për detyrat që kanë, si dhe bashkëpunimin ndërmjet vete.