Përurohet Qendra e Flutura Academy në Drenas me lokacion të ri

Më 28 tetor, është mbajtur eventi i hapjes zyrtare të qendrës së re në Drenas, me hapësira të rifreskuara e kreative.

Në prani të një audience të gjerë të nxënësve dhe prindërve, ritheksuam vullnetin tonë se ne do të vazhdojmë ofrimin e mundësive për përfshirje të barabartë të të gjithë të rinjve, që të ndjekin rrugën e tyre drejt suksesit. Kjo është e dëshmuar tashmë, si për edukim e përgatitje profesionale si për orientim e mbështetje në karrierë.

Veç tjerash, nëse e kemi të qartë se edukimi i të rinjve është një mision i shenjtë dhe shumë i rëndësishëm për secilin individ në veçanti dhe për gjithë shoqërinë në tërësi, e kuptojmë që ky mision është thelbësor për të garantuar një të ardhme më të mirë për të gjithë. Në këtë rast, përgatitja dhe arsimimi i të rinjve përfshinë investimin më të mirë në të ardhmen e një vendi dhe zhvillimin e shoqërisë së atij vendi. Madje, çdo sukses në ekonomi apo politikë nëse nuk përcjellët me sukseset në arsim, është sukses i përkohshëm.

Ndaj, Flutura Academy do të vazhdojë misionin dhe vizionin e saj, duke qenë promotor në edukimin dhe aftësimin e të rinjve të Drenasit në fushat më të kërkuara të kohës.

Flutura është e qytetit!

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »