Flutura Academy ka hapur regjistrimet për grupet e reja në Ferizaj

Flutura Academy njofton gjithë nxënësit e interesuar të Komunës së Ferizajt, se është bërë hapja e regjistrimeve për grupet e reja në programet tona.

Të gjitha programet tona ofrohen kundrejt një çmimi simbolik, andaj duke pasur programe të pasura dhe shumë tërheqëse në fusha të ndryshme, ju inkurajojmë që të gjithë të interesuarit për më shumë informata dhe për regjistrim le të lajmërohen fizikisht në qendrën e Flutura Academy në Ferizaj, ku do të gjeni informacione të plota mbi programet, kushtet e aplikimit dhe koston e pagesave. Adresa e qendrës: rruga Ramadan Rexhepi(ngjitur me Galerinë e Arteve në Ferizaj).

Regjistrimet janë të hapura në programet e mëposhtme:

Zhvillues Softueri Junior (15-18 vjeç),

Dizajn Grafik (12-18 vjeç),

Robotikë (8-12 vjeç),

Programim Bazik (8-15 vjeç),

Gjuhë Angleze (8-15 vjeç),

Gjuhë Gjermane (15-18 vjeç).

Ju mirëpresim!

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »