Filluan grupet e para në trajnimin për Programim Bazik në Akademinë Flutura

Kanë filluar grupet e para në trajnimin për Programim Bazik të moshave 8-15 vjeç, në Flutura Academy në qytetin e Podujevës.

Nxënësit do të mësojnë procesin e zgjidhjes së problemeve përmes kompjuterit, do të vazhdojnë të shprehin kreativitetin e tyre duke krijuar webfaqe me anë të gjuhëve HTML dhe CSS, më pastaj të zhvillojnë animacione dhe lojëra përmes gjuhës programuese JavaScript, po ashtu të dizajnojnë aplikacione interaktive.

Kodimi fëmijët i mëson të mendojnë, duke i zhvilluar shkathtësitë e të menduarit kritik, veçmas dobive tjera si trendi më i kërkuar tanimë në botën e zhvilluar. Andaj, gjithë nxënësit e Komunës së Podujevës janë të mirëseardhur në trajnimet tona!

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »