Përurohet hapja e Qendrës së Flutura Academy në Prizren

Sot, më 6 nëntor, përuruam hapjen e qendrës së Flutura Academy, këtë herë në Prizren.
Në një atmosferë të ngrohtë të një audience të larmishme, prezantuam vizionin dhe objektivat e qendrës sonë tanimë në Prizren. Synimi i Flutura Academy është të ofrojë trajnime profesionale kryesisht në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), si dhe të gjuhëve të huaja. Gjithsesi, duke qenë të vetdijshëm përballë sfidave që na presin, ne vazhdojmë të jemi të vendosur dhe të përkushtuar për arritjen e sukseseve, ashtu siç kemi bërë deri tani.

Për një fjalë rasti, ishin prezent Kryetari i Bordit Drejtues të Flutura Academy, z. Bekim Ahmetaj dhe Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj me ç’rast kemi marrëveshje bashkëpunimi për shfrytëzim të një pjese të hapësirave të SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Prizren.

Jemi të lumtur që të rinjtë e Prizrenit do të jenë pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët dhe do të sjellin ide të reja e kreative në këtë qendër, me ç’rast i urojmë për hapjen e qendrës së Flutura Academy në Prizren. Po ashtu, faleminderit gjithë atyre që janë bërë pjesë e sukseseve tona të përbashkëta deri tani. Urime!

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »