Sot, më 3 tetor, përuruam hapjen e qendrës së tretë të Flutura Academy, këtë herë në Ferizaj.
Në prani të një audience të gjerë dhe të larmishme, kemi paraqitur shkurtimisht objektivat të cilat synojmë t’i realizojmë përmes qendrës sonë në Ferizaj. Projekti do të jetë unik dhe i dedikohet të gjithë të rinjve pa dallim, ku përveç se do të kenë mundësi për përgatitje e rritje profesionale konform kërkesave të tregut, gjithashtu do të kenë mundësi të trajnohen dhe inspirohen për vetiniciativa inovative të ndërmarrësisë. Duke theksuar që jemi të vetëdijshëm për sfidat që na presin, mirëpo përkushtimi ynë për t’u përballur me secilën prej tyre është i pandryshueshëm sikurse deri tani.
Për një fjalë rasti, ishin prezent Kryetari i Bordit Drejtues të Flutura Academy, z. Bekim Ahmetaj, Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu me ç’rast kemi marrëveshje bashkëpunimi për shfrytëzim të hapësirave të Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj, si dhe zëvendës-shefi i Zyres së Këshillit të Evropës në Prishtinë, z. Tankut Soykan si partner yni në këtë rrugëtim, që kanë qenë ndërmjetësues në këtë marrëveshje.
Ne synojmë gjithnjë të jemi në trend si një qendër inovative, me ide të reja e kreative, ndaj jemi të lumtur që në këtë rast energjinë e Flutures do ta bëjnë vetë të rinjtë e Ferizajt. Me ç’rast, i urojmë për hapjen e qendrës së Flutura Academy në Ferizaj, si dhe faleminderit gjithë atyre që janë bërë pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët deri tani. Urime!