Flutura Academy do të jetë edhe në Prizren

Në ditën e sotme, është finalizuar një marrëveshje bashkëpunimi e cila lejon që Flutura Academy të shfrytëzojë për një vit një pjesë të hapësirave të SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Prizren. Kjo marrëveshje është nënshkruar midis përfaqësuesit të Flutura Academy, z. Bekim Ahmetaj dhe Kryetarit të Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj.

Ky projekt i veçantë i dedikohet të gjithë të rinjve pa dallim, duke ofruar përgatitje dhe rritje profesionale konform trendeve të kërkesave të tregut. Synimi i Flutura Academy është të ofrojë trajnime profesionale në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), ku të gjitha trajnimet në objektin në fjalë do të jenë pa pagesë për të gjithë nxënësit e Komunës së Prizrenit. Po ashtu, të gjitha pajisjet teknologjike që do të shërbejnë në këtë qendër, do të llogariten si donacion i Flutura Academy për shkollën në fjalë, në përfundim të marrëveshjes.

Jemi të përkushtuar që shumë shpejt t’i fillojmë procedurat dhe të fillojmë me punët e mira që po na presin së bashku në Prizren.

More Posts