Përfundon Flutura Summer Program, duke përmbyllur kështu një muaj me përplot aktivitete të ndryshme ofruar për të gjithë nxënësit tanë pa pagesë.
Përgjatë një muaji së bashku, i kemi ofruar si program temat më në trend sa i përket teknologjive më të reja, zhvillimin e shkathtësive të buta që janë pjesë e rëndësishme e përditshmërisë dhe aktivitete argëtuese verore. Përmes këtij programi kemi synuar që nxënësit të rrisin dijet e shkathtësitë, të zhvillojnë qëndrueshmërinë emocionale e socializuese dhe të argëtohen përmes lojërave edukuese.