Flutura Academy hap konkurs punësimi për:

Katër (4) trajnerë të cilët do të angazhohen si ligjërues në ofrimin e trajnimeve për programim për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Ferizajt.


Lokacioni: Flutura Academy në Ferizaj


Kandidati\ja duhet të plotësojë këto kritere:


Për grupet me nxënës të shkollave fillore:

– Të ketë njohuri në njërën nga këto gjuhë programuese: HTML, CSS, JavaScript, Scratch


Për grupet me nxënës të shkollave të mesme:

– Të ketë njohuri në njërën nga këto gjuhë programuese: C#, HTML, CSS, Bootstrap, JavaScript, jQuery, ASP. Net


Si dhe kriteret e përgjithshme:

– Preferohet të ketë diplomë bachelor ose master në fushat e teknologjisë informative;

– Të ketë shkathtësi të mira komunikimi në gjuhën angleze;

– Të ketë dëshirë të punojë më nxënës të shkollave fillore dhe të mesme;

– Të jetë i/e gatshme për të mësuar vazhdimisht;

– Të ketë aftësi për të ndjekur dhe ekzekutuar detyrat dhe përgjegjësitë me përpikëri dhe brenda afatit të përcaktuar kohor;

– Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikative për të krijuar raporte ndërpersonale me fëmijët/nxënësit;

– Përparësi do të kenë aplikantët që kanë përvojë paraprake si trajnerë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.


Personat e pranuar do të trajnohen për teknikat e mësimit dhe planprogramin e Flutura Academy.


Mënyra e aplikimit:


Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në emailin [email protected] deri në datën 21.08.2023 duke përcaktuar në subjekt pozitën të cilën po aplikoni.


Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »