Nxënësit e Akademisë Flutura në fushën e programimit prezantuan me shumë sukses punimet e tyre në SQL

Përmes prezantimit të punimeve të tyre në SQL, nxënësit tanë të programimit dëshmuan për progresin e shkëlqyeshëm të arritur deri tani në Flutura Academy.

SQL është gjuhë standarde e krijuar për menaxhimin e të dhënave në sistemin menaxhues të bazës së të dhënave relacionale, fillimisht e bazuar mbi algjebrën relacionale. Ndaj, jemi krenarë që kemi kaq shumë potencial të të rinjve tanë, për t’u edukuar dhe aftësuar në fushat më në trend.

More Posts