Në Akademinë Flutura u mbajt një ligjeratë me temën “Kontributi i Grave në lëvizjen Kombëtare ndër vite”

Në frymën festive të 15-vjetorit të shtetësisë së Kosovës, në Flutura Academy kemi mbajtur një ligjëratë për nxënësit tanë me temën: Kontributi i Grave në lëvizjen Kombëtare ndër vite.

Në kuadër të vetëdijesimit dhe organizimit për çështjen kombëtare, padyshim që nuk ka munguar roli dhe kontributi i rëndësishëm i grave të shoqërisë shqiptare në përgjithësi. Ndaj, kemi konsideruar që prezantimi dhe njohja me kontributin e shumë personaliteteve të tilla, në etapa të rëndësishme e të ndjeshme të historisë, para së gjithash i shërben njohjes më të plotë ndaj vetes sonë.

More Posts