Në përfundim të trajnimit për Ndërtimin e Lojërave në Programim, nxënësit e shkollave të mesme të ulëta kanë prezantuar projektet e tyre për të demonstruar shkathtësitë e fituara deri tani. Përveç dëshmisë së përfitimit të njohurive të shkëlqyera në fushën e teknologjisë, edhe mënyra e prezantimit të punës së tyre dhe konceptimi i logjikës së programimit ishte mbresëlënëse.
Duke parë arritjet dhe punimet fantastike të nxënësve tanë, jemi krenarë që kemi kaq shumë potencial për t’u edukuar në fushat më në trend me shkathtësitë dhe dijet e nevojshme, duke qenë se vazhojnë të trajnohen tek ne pa pagesë.
Flutura Academy – mundësi për të rinjtë!