Genta Sefa u bashkua në ekip si Koordinatore e Qendrës së Flutura Academy në Ferizaj

Jemi të lumtur të ju njoftojmë që tashmë ekipit tonë i është bashkuar Genta Sefa, si Koordinatore e Qendrës së Flutura Academy në Ferizaj.

Genta ka qenë pjesë aktive e shoqërisë civile në Ferizaj dhe Prishtinë përmbi 7 vite, duke punuar me OJQ dhe grupe rinore të ndryshme. Pjesëmarrëse e koordinatore e shumë projekteve, ndër to projekte në fushat e: zhvillimit intelektual e profesional të të rinjve, të drejtat e grave e fëmijëve dhe artit.

Gjithashtu, Genta ka qenë pjesë e shumë eventeve e festivaleve artistike e kulturore, si: Festivali i Filmit FerFilm, Festivali i Teatrove Ferizaj, Festivali i Filmit “Art Without Limit” në Prishtinë, Festivali “DokuFest” në Prizren e të tjera. Po ashtu, ka qenë pjesëmarrëse në gara të debatit formal në Kosovë dhe jashtë vendit, ku edhe është shpallur fituese e turnamentit “Kosova Open 2018”.

Me përvojat që ka dhe angazhimin qytetar që ka dhënë ndër vite, Genta do të jetë një aset i çmuar për t’i dhënë gjallëri Fluturës në Ferizaj.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »