Lokacioni: Flutura Academy në Podujevë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
– Është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe koordinimin e të gjitha aktiviteteve/shërbimeve të Qendrës së Flutura Academy në Podujevë, duke përfshirë monitorimin, vlerësimin dhe raportimin.
– Siguron që të arrihet qëllimi i Qendrës së Flutura Academy në Podujevë, duke raportuar rregullisht mbi ecurinë e punëve.
– Siguron që Qendra të arrijë objektivat e saj të parashikuara me objektivat e përgjithshme dhe specifike, rezultatet dhe treguesit e rezultateve.
– Përgatit dhe përditëson planin e punës, raportet mujore dhe vjetore, si dhe siguron raportimin në kohë tek menaxhmenti përkatës.
– Siguron zbatimin e të gjitha parimeve dhe politikave që dalin nga Rregullorja e Punës dhe rregulloreve tjera të miratuara nga Flutura Academy.
Kriteret e përgjithshme:
– Të ketë diplomë bachelor ose master në: Edukim, Shkenca Sociale, TIK, Ekonomi apo të ngjashme;
– Të ketë shkathtësi të mira komunikimi në gjuhën angleze;
– Të ketë dëshirë të punojë më nxënës, me rini dhe me njerëz në përgjithësi;
– Të jetë i/e gatshme për të mësuar vazhdimisht;
– Të ketë aftësi për të ndjekur dhe ekzekutuar detyrat dhe përgjegjësitë me përpikëri dhe brenda afatit të përcaktuar kohor;
– Të ketë aftësi të mira ndërpersonale, aftësi për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie efektive të punës me ekipin dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
– Përparësi do të kenë aplikantët që kanë përvojë paraprake në pozita të ngjashme apo të përafërta me këtë.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në emailin [email protected] deri më datën 01.09.2023 duke përcaktuar në subjekt pozitën të cilën po aplikoni.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.