Sot është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit për të marrë në shfrytëzim për një vit, hapësirat e Qendrës për Aftësim Profesional në Podujevë nga Flutura Academy, ndërmjet përfaqësuesit të Flutura Academy, z. Bekim Ahmetaj dhe Drejtorit të IAAP “Fan S. Noli”, z. Fatmir Emini.
Projekti në fjalë është unik dhe i dedikohet të gjithë të rinjve pa dallim, ku përveç se do kenë mundësi për përgatitje e rritje profesionale konform trendeve të kërkesave të tregut, gjithashtu do kenë mundësi të trajnohen dhe inspirohen për vetiniciativa inovative të ndërmarrësisë. Qëllimi është të ofrohen trajnime profesionale në fushat e TIK-ut në njërën anë, në anën tjetër të ofrohen kushte, shërbime e mundësi për aktivitete inovative dhe të ndërmarrësisë. Ndër tjerash, do të ofrohen 300 bursa për nxënësit e Komunës së Podujevës.
Jemi të përkushtuar që shumë shpejt t’i fillojmë procedurat dhe të fillojmë me punët e mira që po na presin së bashku.