fbpx

Flutura Reading Club: u zhvillua takimi i radhës me nxënësit tanë

Flutura Reading Club është më shumë se sa vetëm lexim germash, sepse fryma që mundohet të përçoi përmes leximit është kultura e pasioni për dijen. Në këtë mënyrë, kësaj radhe jemi mbledhur me nxënësit tanë për të lexuar e diskutuar për përzgjedhjet me poezi.

Ndër tjerash, poezia është një lloj pasqyrimi gjuhësor i gjendjeve që kalojnë në shpirt, gjë që ndihmon në kultivimin e një shijeje të hollë në të shprehur, aq më shumë kur fitohet si shprehi në moshë të re. Ndaj, përpjekjet tona janë që të promovojmë kulturë të tillë përmes leximit e diskutimit së bashku