Përmes lojërave Spelling Bee dhe Word Games, nxënësit tanë të gjuhës angleze kanë mësuar të përvetësojnë germëzimin dhe gjetjen e fjalëve duke u argëtuar.
Spelling Bee është një garë në të cilën fëmijët përpiqen të shqiptojnë saktë fjalët e dhëna, ndërsa loja vazhdon derisa të mbetet vetëm një person. Ngjashëm, Word Games është lojë me enigmë të fjalëve ku fëmijët përpiqen të jenë analitik për t’i formuar fjalët e sakta. Qëllimi ishte zhvillimi i shkathtësive gjuhësore, socializimit të fëmijëve dhe argëtimit së bashku.


