Është mbajtur Flutura Debate Club me nxënësit tanë të shkollave të mesme të larta, me ç’rast pjesëmarrësit patën mundësinë të artikulojnë mendimet e tyre për temat e përzgjedhura. Përveç të tjerash, rëndësi për ne kishte se si nxënësit mbrojnë mendimin e tyre duke u bazuar në argumente dhe prova. Duke theksuar që është argumenti dhe prova që e bëjnë një mendim apo kritikë produktive apo jo. Në këtë formë, nxënësit mësojnë se si të formulojnë një argument për një temë të caktuar dhe si të njohin mendimet e tjetrit duke i pranuar apo kundërshtuar ato.Koha ishte e pamjaftueshme aq sa ishte pasioni për këtë debat, për shterimin e të gjitha argumenteve e kontra-argumenteve.
Si rezultat ishte edhe kërkesa e nxënësve që të ketë edhe takime tjera të këtilla për debat.
Flutura Academy – mundësi për të rinjtë!
Storje Suksesi
Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si