Flutura Academy hap konkurs për Trajner/e Programimi

Flutura Academy hap konkurs për Trajner/e Programimi për Qendrën në Podujevë për shkolla fillore dhe të mesme.

Aplikantët për shkolla fillore duhet të kenë njohuri në këto gjuhë programuese: HTML, CSS, JavaScript dhe Scratch.

Aplikantët për shkolla të mesme duhet të kenë njohuri në këto gjuhë programuese: HTML, Bootstrap, CSS, jQuery, C#, ASP.Net.

Kriteret per Aplikim:

Të jetë i/e diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) ose Shkenca Kompjuterike;
Përvoja e punës në fushë të ngjashme është përparësi;
Njohja e gjuhës angleze është përparësi;
Të jetë i gatshëm të punoj me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme;
Të motivojë nxënësit të zhvillohen dhe të krijojnë me teknologji;
Të ligjëroj sipas kurrikulave të Flutura Academy;
Të bashkëpunoj me stafin, nxënësit dhe prindërit;
Të ketë aftësi komunikative të shkëlqyera;
Të ketë aftësi për kryerjen e detyrave të përcaktuara me përpikëri dhe brenda afatit kohor;
Shkathtësi të shkëlqyera analitike, shkathtësi në shkrim dhe komunikim miqësor më fëmijë;

Kandidatet të cilët i plotësojnë kërkesat duhet të dërgojnë CV-në në emailin [email protected] deri më datën 29.09.2023 duke e përcaktuar në subjekt pozitën për të cilën aplikoni.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatet që do të përzgjedhën në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »