Akademia Flutura zhvillon sesione informuese nëpër shkollat e Podujevës

Po zhvillohen sesione informuese nëpër shkollat e Podujevës për të prezantuar qendrën e re të Flutura Academy, e cila sapo është hapur në qytet.

Me një gamë të gjerë trajnimesh, aktivitetesh dhe mundësish të ofruara për të gjithë të rinjtë e Podujevës, Flutura Academy është një burim i pasur për edukim e përgatitje profesionale si dhe për orientim në karrierë. Kjo qendër do të jetë një partner i besueshëm për të gjithë të rinjtë që dëshirojnë të ndjekin rrugën e tyre të suksesit.

Të gjithë të rinjtë e Podujevës janë të mirëpritur të marrin pjesë në këto sesione informuese dhe të njihen më shumë me ofertat dhe avantazhet që ofron Flutura Academy. Për të marrë më shumë informacion dhe për të paraqitur pyetje, ju lutemi, vizitoni qendrën tonë në Podujevë.

Ju mirëpresim!

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »