Flutura Academy hap konkurs për Trajner/e Programimi

Flutura Academy hap konkurs për Trajner/e Programimi për Qendrën në Prizren për shkolla fillore dhe të mesme

Aplikantët për shkolla fillore duhet të kenë njohuri në këto gjuhë programuese: HTML, CSS, JavaScript dhe Scratch.

Aplikantët për shkolla të mesme duhet të kenë njohuri në këto gjuhë programuese: HTML, CSS, Bootstrap, JavaScript, jQuery, C#, SQL dhe ASP.Net.

Kriteret per Aplikim

Të jetë i/e diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) ose Shkenca Kompjuterike;

Përvoja e punës në fushë të ngjashme është përparësi;

Njohja e gjuhës angleze është përparësi;

Të jetë i gatshëm të punoj me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme;

Të motivojë nxënësit të zhvillohen dhe të krijojnë me teknologji;

Të ligjëroj sipas kurrikulave të Flutura Academy;

Të bashkëpunoj me stafin, nxënësit dhe prindërit;

Të ketë aftësi komunikative të shkëlqyera;

Të ketë aftësi për kryerjen e detyrave të përcaktuara me përpikëri dhe brenda afatit kohor;

Shkathtësi të shkëlqyera analitike, shkathtësi në shkrim dhe komunikim miqësor më fëmijë;

Kandidatët të cilët i plotësojnë kërkesat duhet të dërgojnë CV-në në emailin [email protected] deri më datën 15.11.2023 duke e përcaktuar në subjekt pozitën për të cilën aplikoni.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhën në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »