Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve manifestohet me qëllim të sensibilizimit për të drejtat e fëmijëve, të drejta këto themelore të njeriut. Për dallim nga të rriturit, protestat e fëmijëve shënjohen me lojëra festive.
Ndaj, në Flutura Academy ua kushtuam këtë ditë fëmijëve me anë të lojërave në natyrë, në prag të stinës së bukur të verës. Me lojërat rekreative, shpërndarjen e kartolinave të personalizuara dhe energjinë pozitive të fëmijëve u reflektua një ditë përplot hare.