Aksion simbolik për pastrim tek Liqeni i Vasilevës

Bashkë me nxënësit tanë sot kemi ndërmarr një aksion simbolik për pastrim tek Liqeni i Vasilevës, i cili konsiderohet si vend rekreativ dhe njëra ndër pasuritë e qytetit të Drenasit.

Përpjekjet tona të vogla bashkë me nxënësit tanë, janë më të mëdha në kuadër të edukimit ambiental. Sepse, ndërgjegjësimi dhe përgjegjësia shoqërore ndaj mjedisit që na rrethon, duhet të mbjellën që në moshën më të re. Falënderojmë edhe Komunën e Drenasit për bashkëpunim, që përmes KRM “Pastrimi” na mbështetën me automjetin kontejner t’i heqim mbeturinat e tubuara.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »