Ambasadori i BE-së në Kosovë, z. Tomáš Szunyog gjatë vizitës së tij në Komunën e Ferizajt, u takua edhe me Koordinatoren e Qendrës së Flutura Academy në Ferizaj, znj. Genta Sefa. Me ç’rast, përmes këtij takimi u njoftua me punën dhe objektivat e Flutura Academy, për të rinjtë e Komunës së Ferizajt pa dallim.
Flutura Academy është mirënjohëse për partneritetin dhe bashkëpunimin me të gjithë akterët vendor dhe të huaj, ndaj edhe i bëmë ftesë ambasadorit të BE-së në Kosovë, që ta kemi si mysafir nderi në një të ardhme të afërt në Qendrën tonë, për të parë nga afër punën dhe angazhimin me të rinjtë e Komunës së Ferizajt.