Në Flutura Academy kishim në vizitë nga Caritas-i Zviceran, Drejtorin Vendor, z. Gerhard Schaumberger me bashkëpuntorë, të cilët i prezantuam me ambientet dhe aktivitetet e shumta të qendrës sonë.
Ndër tjerash, na inkurajuan për punët tona të mira me rininë në përgjithësi, si dhe biseduam për mundësitë tona të bashkëpunimit në të ardhmen e afërt. Sepse edukimi i të rinjve është thelbësor për zhvillimin e një shoqërie të qëndrueshme.