Në kuadër të Flutura Gaming Club, bashkë me nxënësit tanë kemi përzgjedhur të luajmë eSports, me ç’rast u zhvillua një garë mjaft interesante e argëtuese ndërmjet ekipeve të formuara.
Ndër tjerash, përmes Gaming Club synojmë që të ndikojmë në edukimin e fëmijëve për luajtjen e lojërave në mënyrë të shëndetshme dhe në menaxhimin e kohës me ndërgjegjshmëri. Për të theksuar që vetëm nëse kemi parasysh këto kondita, ndikimi i lojërave është pozitiv si në zhvillimin kognitiv emocional, ashtu edhe në atë fizik rekreativ.