Kanë filluar tashmë grupet e gjuhës angleze të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta në Flutura Academy.
Grupet nga viti i kaluar që kanë arritur të kalojnë me sukses në nivelin e radhës përfshijnë 60 nxënës, të cilët do të vazhdojnë të zhvillojnë shkathtësitë gjuhësore, me theks të veçantë artikulimin dhe përforcimin e njohurive të fituara.
Ndërsa grupet e krijuara rishtazi përfshijnë 60 nxënës të rinj, të cilët do të zhvillojnë bazat themelore të përdorimit të drejtë të gjuhës angleze.


