Tashmë kanë filluar grupet e programimit bazik të shkollave të mesme të ulëta në Flutura Academy

Grupet e formuara rishtazi përfshijnë 80 nxënës të rinj, të cilët do të mësojnë procesin e zgjidhjes së problemeve përmes kompjuterit, si dhe do të vazhdojnë të shprehin kreativitetin e tyre duke krijuar webfaqe me anë të gjuhëve HTML dhe CSS.

Po ashtu, grupet nga viti i kaluar që kanë arritur me sukses të kalojnë në nivelin e radhës përfshijnë 80 nxënës, të cilët do të mësojnë të zhvillojnë animacione dhe lojëra përmes gjuhës programuese JavaScript, si dhe të dizajnojnë aplikacione interaktive.

More Posts