Është mbajtur workshop njëditor me nxënësit tanë të shkollave të mesme të ulëta, me temën Siguria Kibernetike. Nxënësit mësuan se si të sigurojnë privatësinë e informacionit, korrektësinë e të dhënave, për qasjen tek përdoruesit e autorizuar, monitorimin e kërcënimeve dhe sulmeve të mundshme, si dhe mënyra të ndryshme se si do t’i identifikojnë ato dhe të mbrohen. Po ashtu, patën rastin të krijojnë grupet e tyre që të demonstrojnë edhe praktikisht disa prej shkathtësive të fituara.
Për shkak se kjo fushë është bërë tepër e rëndësishme për shkak të rritjes së përdorimit të sistemeve kompjuterike dhe internetit pothuajse në secilën pore të jetës, një edukim i mirëfilltë karshi temës në fjalë është i domosdoshëm për grupmoshat e reja. Përkushtimi ynë ndaj nxënësve tanë, veç tjerash është investim për të ardhmen digjitale të sigurisë kibernetike të vendit tonë.


