Flutura Incubator synon mbështetjen e të rinjve të Drenasit të moshës 15-29 vjeç, që kanë ide biznesore në fushat e TIK-ut dhe të Inovacionit, ndër tjerash edhe me përkrahje financiare ku përfshihen:
Vendi i parë – 5000 euro
Vendi i dytë – 3000 euro
Vendi i tretë – 2000 euro
Ky projekt organizohet në kuadër të programit Inovatorët e Rinj të Drenasit përmes Flutura Incubator. Idetë të cilat përzgjidhen, do të përfitojnë: konsulencë, mentorim, hapësirë, trajnime, teknologji, burime njerëzore, financim, zhvillim produkti/shërbimi, partneritet dhe shitje ndërkombëtare.
Ky Program parasheh organizimin e inkubimit për idetë e reja inovative, si rezultat i hulumtimeve të tyre apo në komunikim me sektorin privat. Qëllimi i Programit është që t’ju ndihmojë të rinjve që idetë e tyre inovative nga temat e tyre hulumtuese t’i konkretizojnë dhe t’i vejnë në zbatim.