Grupet e formuara për këtë vit akademik përfshijnë 47 nxënës të rinj, të cilët do të mësojnë një gamë të gjerë termash sa i përket koncepteve të programimit të orientuar në objekte dhe implementimit të tyre praktik, duke përdorur gjuhën programuese Java dhe C#.
Po ashtu, grupet nga viti i kaluar që kanë arritur me sukses të kalojnë në nivelin e radhës përfshijnë 44 nxënës, të cilët do të zhvillojnë aftësitë e inxhinierisë softuerike përmes programimit të orientuar në objekte(OOP) duke përdorur gjuhën programuese Java dhe C#.