Në Flutura Academy janë përfshirë në trajnime të ndryshme pa pagesë përreth 530 nxënës njëkohësisht, të shkollave fillore dhe të mesme të Drenasit. Ne synojmë ofrimin e mundësive për përfshirje të barabartë të të gjithë të rinjve, duke i mbështetur të zhvillojnë dijet, shkathtësitë dhe vlerat në harmoni me konceptin bashkëkohorë të të mësuarit.
Jemi krenarë që brenda nesh kemi kaq shumë potencial, për t’u edukuar në fushat më në trend me shkathtësitë dhe dijet e nevojshme.
Flutura Academy – mundësi për të rinjtë!🦋