Flutura Academy hap afatin e regjistrimeve për nxënësit e rinj
Flutura Academy njofton gjithë nxënësit e interesuar se nga dita e hënë, bëhet hapja e regjistrimeve për grupet e reja.
Trajnimet të cilat ofrohen janë:
- Programim bazik (Klasa 6 – 9),
- Programim i avancuar (Klasa 10 – 12),
- Dizajn Grafik bazik (Klasa 8 – 9),
- Dizajn Grafik (Klasa 10 – 12),
- Gjuhë Gjermane për nivelet A1, A2, B1 (Klasa 10 – 12),
- Gjuhë Angleze (Klasa 3 – 9).
Afati për aplikim është nga data 22.08.2022 deri më datën 30.08.2022.
Të gjitha trajnimet janë pa pagesë, andaj të gjithë të interesuarit le të lajmërohen fizikisht në qendrën e Flutura Academy.