Përmes instruksioneve që i kanë përvetësuar në Flutura Academy, nxënësit tanë të shkollave të mesme të ulëta, me përkushtim kanë arritur t’i ndërtojnë praktikisht webfaqet e tyre përmes gjuhës HTML, duke vazhduar stilizimin e tyre përmes gjuhës CSS.
Ideja e webfaqeve të tyre është që të shërbejnë për zgjidhjen e problemeve reale. Kësisoj, kodimi fëmijët i mëson të mendojnë, duke i zhvilluar shkathtësitë e të menduarit kritik, veçmas dobive tjera si trendi më i kërkuar tanimë në botën e zhvilluar.