fbpx

Ligjeratë për Ditën Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt në Akademinë Flutura

Me shkas të Ditës Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt, kemi mbajtur një ligjëratë për nxënësit tanë të shkollave fillore e të mesme të ulëta, me qëllim informimi mbi rreziqet gjatë përdorimit të internetit dhe mbrojtjen nga to.

Meqenëse sa më shumë që fëmijët aftësohen në përdorimin e pajisjeve të teknologjisë informative dhe krijojnë një lloj pavarësie, aq më shumë janë të ekspozuar ndaj mënyrave e informacioneve që kanë përmbajtje të pa përshtatshme për moshën e tyre. Kësisoj, ligjërata ishte konform edukimit të mirëfilltë të përdorimit të internetit të sigurt.