Në Flutura Talk me të ftuar ish-ambasadorin, z. Ahmet Shala bashkëbiseduam për përvojat e tij nga fëmijëria e deri më sot, ashtu siç e parasheh edhe formati i këtij eventi. Por, interaktiviteti me pjesëmarrësit ishte aq jo formal e i pazakontë, gjë që ngjalli edhe më tepër kureshtje e interes për nxënësit.
Kështu z. Shala ndau me të rinjtë e Drenasit, përveç narracionit të përvojave të tij dhe të sfidave, edhe mësimet se si t’i tejkalojmë ato. Rrjedha e bisedës ishte në mënyrë shumë spontane, por me mesazhe kuptimplota për gjithë grupmoshat që ishin prezent.