Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK, kemi mbajtur punëtorinë e radhës me nxënëset tona, me temën Arkitektura e Kompjuterëve. Nxënëset patën rastin që në mënyrë praktike të mësojnë dhe të demonstrojnë aftësitë e tyre të fituara, për pjesët që e përbëjnë kompjuterin dhe për çka shërben secila pjesë.
Në kohën kur teknologjia është në rritje dhe bota po bëhet gjithnjë e më digjitale, është me rëndësi që vajzat të kenë mundësinë për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre në teknologji. Sepse, duke u përfshi në teknologji vajzat mund të krijojnë dhe të ndryshojnë botën në mënyra të reja dhe inovative.