Në edicionin e radhës të Flutura Movie Club, jemi takuar së bashku me nxënësit tanë për të parë shfaqjen filmike në ekranin tonë të përbashkët.
Duke qenë se filmi është një lloj arti social, ky takim përveç që të jetë kënaqësi, kemi synuar të jetë edhe edukim e kulturë për ne. Duke përzgjedhur tematika të veçanta, përmes tyre mësojmë e reflektojmë së bashku. Kësisoj, në përfundim të shfaqjes rrjedhën edhe komentet nga ana e nxënësve për pikëpamjet e tyre mbi filmin.