Flutura Camp for Diaspora Youth

Flutura Academy fton fëmijët nga diaspora të moshës 8-17 vjeç, që të bëhen pjesë e aktiviteteve tona, veçanërisht pjesë e shkollës verore. Pjesëmarrja në këto aktivitete është pa pagesë dhe bëhet me qëllimin për të krijuar shoqëri e për të forcuar lidhjen me vendin e tyre amë, përmes kujtimeve të bukura që do të krijojnë.

Flutura Camp for Diaspora Youth do të fillojë të realizohet që nga data 3 korrik. Të gjithë të interesuarit mund të lajmërohen që nga sot në qendrën e Flutura Academy, për të bashkëbiseduar për interesimet dhe mundësitë e përfshirjes së fëmijëve nga diaspora në programet tona, apo në numrin tanë të telefonit +383 (0)38 584443.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »