Në prag të vitit të ri Flutura Academy organizon ngjarje festive

Në prag të vitit të ri, ishte kënaqësi e veçantë të organizojmë një ngjarje festive me përplot aktivitete të ndryshme, në shenjë falënderimi për të gjithë nxënësit tanë të mrekullueshëm.

Kësisoj, gjetëm rastin të organizojmë lojëra të ndryshme dhe të festojmë të gjithë së bashku për të reflektuar për rrugëtimin tonë gjatë gjithë vitit, për të arriturat dhe sfidat tona të përbashkëta, sepse vetë sfidat janë pjesë e rrugëtimit tonë drejt sukseseve. Është me rëndësi për ne që në fundvit të shprehim vlerësimin për përpjekjet dhe angazhimin e nxënësve tanë, që të krijojmë një mjedis frymëzues dhe përkrahës, në mënyrë që të ndihen të vlerësuar dhe të motivuar për t’u përpjekur edhe më shumë në të ardhmen.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »