Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si Programer Junior në kompaninë Treedev, e cila është e specializuar në zhvillimin e softuerit.

Ne jemi më se të lumtur të ndajmë historinë e suksesit të nxënësve tanë, pasi konsiderojmë se arritja e tyre është një sukses i përbashkët. Drenisi ka kaluar nëpër mundësi zhvillimi gjatë periudhës së trajnimeve në Flutura Academy, ku ka marrë pjesë me përkushtim për nëntë muaj me radhë. Më pastaj, ka përfunduar me sukses edhe praktikën profesionale gjashtë mujore të ofruar përmes rrjetëzimit të Flutura Academy, e që tani është bërë një shembull i suksesshëm i angazhimit dhe punësimit si Zhvillues Softueri.

Duke i uruar Drenisit suksese të mëtejshme, ne jemi krenarë që kemi mundësi të edukojmë dhe zhvillojmë të rinj të tillë të talentuar.

More Posts