Shkolla Verore
Shkolla Verore
Shkolla Verore
Kaloje Verën si Flutur!
Flutura Summer Program ka për qëllim zhvillimin personal të nxënësve, duke kultivuar tek ta shkathtësi dhe vlera që reflektojnë rritje në mënyrë të vazhdueshme. Planprogrami ynë përmban tri fusha kryesore, si: Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit, Shkathtësitë e buta dhe Aktivitete të ndryshme. Flutura Summer Program zgjatë gjithsej katër javë, me dy ditë brenda javës dhe katër orë në ditë duke përfshirë këtu mësim dhe aktivitete rekreative.
260+
Nxënës
Nxënësit aktiv në Flutura Academy, si planprogram do të kenë:
Nxënësit jo-aktiv(në pritje për t’u regjistruar) në Flutura Academy,
si planprogram do të kenë:
Planprogrami i nxënësve aktiv
Përmes këtij moduli nxënësit fitojnë njohuri për Inteligjencën Artificiale dhe ndikimin e saj në jetën e përditshme. Kjo i ndihmon nxënësit të jenë më inovativ dhe të krijojnë zgjidhje të reja duke praktikuar se si përdoren dhe si funksionon inteligjenca artificiale në fusha nga më të ndryshmet, prej kërkimit shkencor e deri tek përditshmëria.
Në këtë modul nxënësit do të zhvillojnë aplikacione pa shkruar kod. Ky modul shërben që nxënësit të fitojnë njohuri të përgjithshme për botën e programimit dhe zhvillimit të aplikacioneve. Kjo është një formë vizuale e krijimit të aplikacioneve, duke ndikuar kështu që nxënësit të zhvillojnë kreativitetin dhe aftësinë për zgjidhjen e problemeve.
Programimi përmes blloqeve është metodë përmes të cilës nxënësit do të mësojnë programimin me një format më të thjeshtë, një mënyrë e shkëlqyer për të mësuar logjikën dhe strukturën e kodimit, ndërsa krijon një përvojë interaktive dhe vizuale për përdoruesin.
Interneti i Gjërave (IoT) përmban module që mund të ndihmojë nxënësit të zhvillojnë aftësi teknologjike, të mësojnë ndërveprimin e pajisjeve në internet, konceptet që i japin atyre pajisjeve aftësinë për të komunikuar dhe bashkëvepruar me njëri-tjetrin.
Siguria në internet është një aspekt i rëndësishëm i edukimit për fëmijët në ditët e sotme, ndaj këtu nxënësit mësojnë se si të identifikojnë rreziqet dhe strategjitë për të qenë të sigurt në ambientin digjital.
Video editimi është një mënyrë e shkëlqyeshme për nxënësit të mësojnë dhe zhvillojnë një sërë aftësish kreative dhe teknike, sidomos në botën e sotme digjitale ku dominohet vizualizimi.
Përmes këtij moduli nxënësit do të kenë mundësi të zhvillojnë shkathtësitë e buta, si: komunikimi, puna ekipore, mendimi kritik, menaxhimi i kohës, zgjidhja e problemeve etj. Në këtë mënyrë, nxënësit përmirësojnë atributet personale që janë pjesë e jetës së përditshme të secilit prej nesh, që na mundësojnë të zhvillohemi dhe të funksionojmë suksesshëm në shoqëri.
Përmes aktiviteteve të ndryshme, fëmijët do kenë mundësi të argëtohen dhe të zhvillojnë talentin e tyre përmes argëtimit. Nxënësit do të zhvillojnë lojëra të ndryshme, punime kreative, shah, e-sports, kuize, aktivitete në grup, arte të bukura etj.
Shkolla Verore Galeria
APLIKO TANI
Përmes krijimit të Flutura Incubator, Flutura Academy synon të promovojë zhvillimin socio-ekonomik dhe konkurrueshmërinë,
duke ndihmuar kompanitë apo individët për të krijuar dhe zhvilluar ide dhe iniciativa të projekteve të ndryshme.
Hapja e thirrjeve për aplikim në Flutura Incubator bëhet për kategoritë e mëposhtme:
Kategoria e parë – “startup” ndërmarrësit që kanë ide biznesore dhe duan të merren me ndërmarrësi, të
zhvillojnë produkte dhe/ose shërbime dhe të krijojnë biznes të suksesshëm.
Kategoria e dytë – ndërmarrësit me biznese ekzistuese, që janë duke zhvilluar aktivitet biznesor, por të cilët duan që biznesi i tyre të
zhvillohet me tempo dhe në nivel tjetër, shumë më të suksesshëm.
Kategoria e tretë – të interesuarit që ende nuk kanë një ide biznesore të tyre, por që kanë aftësi dhe ekspertizë në lëmi të caktuara,
e që shprehin dëshirë të negociojnë dhe të fillojnë partneritet biznesor dhe të bashkëpunojnë me ndërmarrës tjerë me ide biznesore,
në kuadër të takimit fillestar dy ditorë të organizuar me të përzgjedhurit pas fazës së aplikimeve.